Skip to content

Ngjarje tronditëse/ Gjenden të vrarë me armë zjarri burri dhe gruaja nga Shqipëria, trupat u gjetën në…

Një burrë dhe një grua me origjinë shqiptare janë gjetur të pajetë mëngjesin e kësaj të diele në Nea Smyrni të Athinës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Dy viktimat u konstatuan në hyrjen e një pallati në rrugën “Grigoriou Kydonia”, ku dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri. Gruaja, 45 vjeçe dhe me origjinë nga Shqipëria, kishte marrë disa plagë në trup dhe në fytyrë. Edhe burri që ndodhej pranë saj ishte qëlluar, duke marrë një plagë fatale në kokë.

LEXO MË SHUMË!  Dyshohet se ka humbur jetën një vajzë në plazhin e Shëngjinit

Të dhënat e deritanishme tregojnë se asnjëri prej tyre nuk banonte në pallatin ku u gjetën trupat, fakt që ka shtyrë hetuesit të verifikojnë arsyen e pranisë së tyre në atë vend dhe personat me të cilët mund të kenë pasur kontakte përpara krimit.

Çështja po hetohet nga Drejtoria për Luftimin e Krimit të Organizuar. Në zonë janë kryer kontrolle dhe ekspertiza për sigurimin e çdo prove që mund të ndihmojë në identifikimin e autorit apo autorëve.

LEXO MË SHUMË!  Bank Cards in the modern Financial world: How they are transforming everyday banking

Një nga elementët që mbetet ende për t’u gjetur është arma e përdorur në krim. Paralelisht, autoritetet po punojnë për konfirmimin e identitetit të viktimave, rindërtimin e lëvizjeve të tyre para ngjarjes dhe përcaktimin e motivit të mundshëm të vrasjes.

Published inNews