Skip to content

Rikthim i BUJSHEM në Top Channel/ Largohet Salsano Rrapi, ja kush e merr drejtimin e Portokallisë

Sezoni i ri televiziv në Top Channel do të nisë me risi të shumta. Pas ndryshimeve në emisionin “Përputhen”, ndryshime të rëndësishme priten në sezonin e ri të spektaklit të humorit “Portokalli”.

Sipas burimeve të Vox News pranë televizionit, aktori dhe moderatori i njohur Agron Llakaj pritet të marrë drejtimin e programit, duke mbajtur njëkohësisht dy role, atë të moderatorit dhe të regjisorit të spektaklit.

LEXO MË SHUMË!  Pamje dramatike, e moshuara hidhet nga ballkoni për t’i shpëtuar flakëve

Ky zhvillim vjen pas largimit të moderatorit Salsano Rrapi nga “Portokalli”, si edhe të regjisorit Ilir Muhametaj. Megjithatë, largimi i Salsano Rrapit nga “Portokalli” nuk nënkupton largimin e tij nga Top Channel.

Burime për Vox News pranë televizionit, bëjnë me dije se me aktorin dhe moderatorin e njohur janë zhvilluar negociata për përfshirjen e tij në një tjetër emision të Top Channel.

LEXO MË SHUMË!  E rende! Aksident i në Tiranë, përplasen 2 automjete

Edhe regjisori Ilir Muhametaj nuk do të largohet nga Top Channel, ndërsa mësohet se do të angazhohet në një tjetër emision.

Rikthimi i Agron Llakajt në drejtimin e “Portokallisë” pritet të sjellë surpriza për spektaklin e humorit, me Llakajn në një rol të dyfishtë, si moderator dhe regjisor./Vox News

Published inNews