Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Aksident tragjik në Shëngjin! Raportohet për viktima dhe të plagosur

Një aksident i rëndë ujor ka ndodhur këtë pasdite mes Rrjollit dhe Shëngjinit, ku janë përplasur dy skafe.

Korrespondentja e Top Channel në Lezhë, Brixhilda Deda bën me dije se një 25-vjeçar ka humbur jetën, teksa është plagosur edhe një person tjetër, i cili është transportuar në spitalin e Lezhës.

LEXO MË SHUMË!  Ish-kryebashkiaku socialist merret i pandehur nga SPAK/ Zbardhet arsyeja e fortë (EMRI/Foto)

Policia dhe autoritetet detare kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e përplasjes.

Ky është incidenti i dytë i rëndë me mjete lundruese në vend. Një ditë më parë, në Liqenin e Komanit, dy varka turistike u përplasën teksa transportonin pushues drejt Lumit të Shalës.

LEXO MË SHUMË!  Tragjike ne vend, zjarr në një banesë, dyshohet për një viktimë, banorët evakuuohen nga forcat zjarrfikëse

Nga përplasja mbetën të plagosur pesë persona, mes tyre një turist i huaj, ndërsa shkaku paraprak u dyshua të ishte shpejtësia e lartë.

Published inNews