Skip to content

Sonda kryen shpime 70 metra nën tokë/ Çfarë u zbulua në Vlorë …

Shpimet e kryera nga një sondë e një firme private për një studim gjeologjik të tokës në zonën e Akërnisë, pranë hidrovori në Vlorë, kanë zbuluar prani të gazit natyror.

Duke shpuar tokën 70 metra është konstatuar gazi i cili ka dalë nga nëntoka dhe menjëherë është vebdosur një tabelë paralajmëruese për banorët e zonës, duke rrethuar perimetrin e sigurisë.

LEXO MË SHUMË!  Mbledhja e Partisë! I tha se po emëron anonimë! Edi Rama shpërthen ndaj Braçes. Kreu i PS: “Mbylle gojën, dil jashtë”

Deri në këtë moment nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet përgjegjëse për të sqaruar nëse bëhet fjalë për praninë e gazit natyror, për një fenomen të përkohshëm nëntokësor apo për rezultate të lidhura me studime të tjera teknike në zonë.

LEXO MË SHUMË!  Ngjarje TRAGJIKE/ Humb jetën një person, dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit

Kjo zonë ndodhet jo më larg se 1 km nga aeroporti i Vlorës, që synohet të hapet së shpejti.

Published inNews