Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mesditën e kësaj të enjteje në kryeqytet, ku ka humbur jetën 87-vjeçari Luan Pirdeni, babai i ministres Adea Pirdeni.
Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”.
Mësohet se i moshuari ishte duke lëvizur me biçikletë, kur u përplas nga një motomjet i drejtuar nga shtetasi Sejdi Milla, 31 vjeç.
Pas aksidentit, 87-vjeçari u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës për ndihmë mjekësore, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Tiranë
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin S. M., 31 vjeç, pasi në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke drejtuar motomjetin, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi L. P., 87 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, 87-vjeçari ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
