Skip to content

E trishtë, ndahet nga jeta profesori dhe studiuesi i madh shqiptar, i dha kaq shumë vendit

Është ndarë nga jeta në moshën 62-vjeçare Prof. as. dr. Albert Riska, një prej studiuesve të njohur të gjuhësisë shqiptare dhe pedagog për më shumë se tri dekada në Universitetin e Elbasanit.

Riska u nda nga jeta më 13 gusht 2026. Ai kishte një veprimtari të gjerë në fushën e gjuhësisë historike, etimologjisë, onomastikës, si dhe në studimet për gjuhën arumune dhe marrëdhëniet arumuno-shqiptare.

LEXO MË SHUMË!  Merrni masat/ IGJEUM paralajmëron: Ja ditët kur pritet të rikthehen reshjet e shiut

I diplomuar për Gjuhë-Letërsi në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, ai ndërtoi aty gjithë karrierën e tij akademike. Në vitin 2004 mori gradën “Doktor i shkencave”, ndërsa në vitin 2013 titullin “Profesor i Asociuar”. Për gjashtë vite, nga 2016 deri në 2022, shërbeu si dekan i Fakultetit të Shkencave Humane.

LEXO MË SHUMË!  Kush është hoxha që u këndon grave dhe vajzave të PD-së kundër magjisë dhe për të mbajtur burrat nën kontroll

Ndër veprat e tij kryesore janë “Arumunët – shënime për gjuhën dhe kulturën”, “Shqipja dhe krishterimi” dhe “Gjurmë të apofonisë indoevropiane në gjuhën shqipe”.

Përveç kërkimit shkencor, Riska ishte i angazhuar në botime akademike, tekste shkollore, përkthime dhe redaktime.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” ka shprehur ngushëllimet për familjarët, të afërmit, kolegët dhe studentët e profesorit të ndjerë.

Published inNews