Skip to content

Ky shtet heq vizat me shqiptarët, VENDIMI hyn në fuqi me 15 gusht

Shtetasit shqiptarë do të mund të udhëtojnë drejt Marokut pa vizë për qëndrime afatshkurtra.

Autoritetet kompetente të Mbretërisë së Marokut kanë vendosur heqjen e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për qëndrime afatshkurtra. Vendimi hyn në fuqi më 15 gusht 2026.

LEXO MË SHUMË!  Nga fejesa te tragjedia me tre viktima, rrëfimi i plotë Rozalindës për orët e tmerrit

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila ka publikuar informacionin në kuadër të të dhënave zyrtare për regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë.

Heqja e vizave pritet të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve shqiptarë drejt Marokut, duke krijuar më shumë mundësi për turizëm, udhëtime dhe shkëmbime mes dy vendeve.

LEXO MË SHUMË!  Të shtëna me a rmë në Vlorë, p lagoset RËNDË 44-vjeçari
Published inNews