Skip to content

Nuk ka nevojë të vijnë në Tiranë! Ministrja jep LAJMIN E MIRË për këtë qytet të vendit…

Njësia e kimioterapisë ditore në Spitalin Rajonal të Korçës është rikonstruktuar dhe pajisur me standarde bashkëkohore, duke u mundësuar rreth 300 pacientëve të qarkut të marrin trajtimin pranë vendbanimit të tyre.

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, deklaroi se synimi është decentralizimi i shërbimeve onkologjike, në mënyrë që pacientët të mos kenë nevojë të udhëtojnë drejt Tiranës për çdo trajtim.

LEXO MË SHUMË!  Tronditet QEVERIA/ Gjykata e Durrësit lëshon 12 masa sigurie për ish-zyrtarët e lartë! Policia nis arrestimet (Detajet e para)

“Nuk mund të flasim për një sistem shëndetësor cilësor nëse një pacient me kancer duhet të udhëtojë qindra kilometra për të marrë trajtimin që i nevojitet. Objektivi ynë është që shërbimi të shkojë pranë pacientit dhe jo pacienti të udhëtojë për shërbimin. Korça është një hap konkret në këtë drejtim: standarde më të mira, kushte më të sigurta dhe kujdes më pranë qytetarëve”, tha ministrja.

LEXO MË SHUMË!  Çfarë ka ndodhur? Marjana Koçeku “zhduket” nga radarët e socialistëve: Telefoni i fikur, asnjë kontakt me Taulant Ballën

Korça është pjesë e një projekti më të gjerë për modernizimin e 8 pikave të tjera rajonale të kimioterapisë, në kuadër të krijimit të një Rrjeti Kombëtar të Onkologjisë.

Published inNews