Skip to content

Momente paniku në mes të qytetit, makina përplas disa qytetarë në një kafene, dy të plagosur rëndë

Momente tmerri kanë përfshirë provincën e Torinos.

Mediat vendase raportojnë se një makinë përplasi disa persona që ishin ulur jashtë një bari në Jouvenceaux, një fshat i Sauze d’Oulx.

Aksidenti ndodhi pak para orës 6 të pasdites të hënën, më 10 gusht, dhe la dy të plagosur, një burrë dhe një grua mbi shtatëdhjetë vjeç.

LEXO MË SHUMË!  Rama në fund të ciklit politik, Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të forta, ja roli i amerikanëve dhe…

Shërbimi mjekësor i urgjencës u përgjigj me shërbimin rajonal të shpëtimit ajror dhe një ambulancë.

Të plagosurit, pasi u stabilizuan, u transportuan me helikopter në spitalin CTO të Torinos./Top Channel

Published inNews