Skip to content

Tronditet vendi, të shtëna me armë qëllohet në drejtim të 28-vjeçarit, detajet e para

Një 28-vjeçar ka denoncuar në polici se është qëlluar me armë zjarri teksa po lëvizte në këmbë në qytetin e Laçit.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 23:55 të mbrëmjes së së hënës. Sipas policisë, shtetasi me inicialet S. K., 28 vjeç, banues në Laç, ka kallëzuar se një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij.

LEXO MË SHUMË!  Ngjarje tragjike/ Ndahet nga jeta futbollisti shqiptar në moshën 24-vjeçare

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka pasur persona të dëmtuar.

Pas njoftimit, grupet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Hetuesit po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Published inNews