Skip to content

“Kryen brenda pak sekonda!”/ Merr fund epoka e pritjes! Në Shqipëri ndodh ndryshimi i madh….

Qytetarët dhe bizneset në Shqiperi do të realizojnë pagesa apo transaksione online brenda disa sekondave.

Nëse më parë kalimi i parave mund të zgjaste disa ditë me hyrjen në përdorim të TIPS Clone, pagesat elektronike në Shqipëri do të kryhen në kohë reale edhe ne ditë pushimi.

Zv.drejtoresha e sistemit të pagesave në Bankën e Shqipërisë, Valentina Semi thekson se aksesi do të jetë nëpërmjet aplikacioneve online të bankave kundrejt komisioneve minimale.

LEXO MË SHUMË!  Përgjaken rrugët/ Aksident tragjik në vendin tonë, raportohet për viktima

Qytetarët mund ta përdorin këtë sistem për të kryer pagesa të ndryshme duke nisur që nga fatura të energjisë, ujit apo në restorante.

Platforma TIPS Clone u mundëson bizneseve të kryejnë pagesa dhe transferta parash në kohë reale brenda pak sekondash, edhe jashtë orarit zyrtar të bankave. Sistemi do të nisë funksionin në nëntor për pagesat brenda vendit për tu zgjeruar më pas edhe me vendet e rajonit dhe ato të BE.

LEXO MË SHUMË!  “Shko q*hu”/ Media ndërkombëtare zbulon deklaratën shokuese të Edi Ramës

Ofrimi i kësaj mundësie për kryerjen e pagesave të shpejta pritet të ulë njëkohësisht edhe përdorimin e parave CASH duke sjellë përfitime të konsiderueshme edhe për ekonominë e cila përllogaritet të kursejë deri në 38 miliardë lekë në vit.

Published inNews