Skip to content

PD lëshon urdhërin/ Mblidhuni URGJENTISHT brenda javës, çfarë pritet?

Partia Demokratike është duke mobilizuar strukturat e saj lokale, përmes një udhëzimi i cili i ndihmon të mbështesin qytetarët të cilët kundërshtojnë propozimin e Partisë Socialiste për reformën e re territoriale.

Mësohet se ky udhëzim i firmosur ditën e sotme nga sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe nga sekretari për Pushtetin Lokal, Ylli Asllani, thekson se objektivi është mbështetja qytetare. Dhe qëllimi i kësaj është që të mos aprovohet projekti qeveritar për zvogëlimin e numrit të bashkive.

LEXO MË SHUMË!  Arrestimi i 34-vjeçares dhe dërgimi në burg bashkë me foshnjën, reagon urgjent Presidenti Begaj

Më tej dokumenti ka theksuar se drafti i reformës territoriale i paraqitur nga PD, i cili kujtojmë se propozon ndarjen në 100 bashki është i duhuri. Udhëzimi i shpërndarë te të djathtët thekson se degët e PD duhet të mblidhen urgjentisht brenda kësaj jave, së bashku me këshilltarët bashkiakë, për të bashkërenduar qëndrimin e tyre me atë të qytetarëve që protestojnë, si edhe për të mbështetur tubimet e tyre.

LEXO MË SHUMË!  ‘’O k*rva e Erion Veliajt!’’ Plas keq mes qytetarëve dhe Gaz Pajës në mes të Tiranës, aktori lëshon gojën: P.... i robëve të tu (Video)

“Këshilltarët tanë duhet të sqarojnë kolegët e tyre që projekti I Ramës nuk vlen për askënd nëse qytetarët e njësive që shkrihet nuk janë dakotrd. Kjo në bazë të Kushtetutës dhe Kartës evropiane të Vetqeverisjes Vendore”, shkruhet ndër të tjera në udhëzim.

Published inNews