Skip to content

Tragjike/ Një 34-vjeçar gjendet i vdekur në tarracën e shtëpisë, policia jep detaje

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në tarracën e shtëpisë së tij në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha se rasti ka ndodhur në rrugën “Vllëzëria Dalamani”.

“Sot, rreth orës 09:35, Policia është njoftuar se në rrugën ‘Vllëzëria Dalamani’ në Pejë, nga një familjar është gjetur në tarracën e shtëpisë një person pa shenja jete. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa edhe ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, deklaroi Rugova.

LEXO MË SHUMË!  “Gabimi” që mund të fundosë autorët e atentatit, zbulohet edhe itinerari i arratisjes së tyre pas breshërisë së plumbave ndaj Thimjo Rubatit (DETAJE)

“Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si ‘Hetim i vdekjes’”, tha ai.

Published inNews