Skip to content

I FUNDIT/ Alarm për bombë në stacionin e autobusëve në kryqytet

Një alarm për mjet të dyshuar shpërthyes është raportuar pasditen e së enjtes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, duke vënë në lëvizje forcat e Policisë së Kosovës.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, autoritetet kanë marrë njoftimin rreth orës 16:30 dhe kanë reaguar menjëherë duke zbatuar masat e nevojshme të sigurisë.

LEXO MË SHUMË!  Pamje të turpshme në koncertin e Yll Limanit në Prishtinë, nën ritmet e muzikës çifti bën s’eks në publik (Video)

Pllana bëri të ditur se në vendngjarje janë angazhuar njësitë përkatëse, të cilat po trajtojnë informacionin dhe po kryejnë verifikimet përkatëse.

Policia ka siguruar perimetrin e zonës, ndërsa pritet të japë detaje të tjera pas përfundimit të kontrolleve dhe vlerësimit të situatës.

LEXO MË SHUMË!  Plagoset me armë zjarri i riu, ja si paraqitet gjendja e tij në spital! Dyshimet e para të Policisë (EMRI/Foto)
Published inNews