Skip to content

Përplasen dy automjete në vend, humb jetën 26-vjeçari, plagosen dy të tjerë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur mbrëmë në aksin kombëtar Korçë–Maliq, pranë fshatit Vashtëmi.

Sipas informacioneve të deritanishme, një automjet tip “Audi”, që dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë, ka goditur nga pas një automjet tjetër.Prej përplasjes, automjeti i goditur ka dalë nga rruga e si pasojë drejtuesi i automjetit, një 26-vjeçar që udhëtonte i vetëm, ka ndërruar jetë në vendngjarje për shkak të plagëve të marra.Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Audi” dhe një pasagjer që udhëtonte në këtë automjet.

LEXO MË SHUMË!  Miratohet vendimi i ri për kompesimet

“Rreth orës 01:00, në aksin rrugor Korçë–Pogradec, në afërsi të fshatit Vloçisht, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin O. P., 26 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin K. C., 27 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi O. P.

LEXO MË SHUMË!  ‘Çmendet’ moti/ IGJEO paralajmëron: “Temperaturat deri në ...”

Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Audi”, shtetasi K. C., si dhe një pasagjer që udhëtonte në këtë automjet. Të dy po marrin mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Published inNews