Skip to content

E rëndë/ Ndërron jetë oficerja e policisë pas ndërhyrjes estetike, familja kërkon…

Një police e Departamentit të Policisë së Nju Jorkut (NYPD) ka ndërruar jetë pas komplikacioneve që dyshohet se u shfaqën pas një operacioni estetik në Republikën Dominikane. Familjarët e saj kanë kërkuar nisjen e një hetimi për të verifikuar nëse gjatë trajtimit ka pasur neglizhencë mjekësore.

Rebecca De Paula, 31 vjeçe, udhëtoi drejt Santo Domingos për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje për heqjen e implanteve të gjirit. Sipas të afërmve, pas operacionit ajo zhvilloi një infeksion bakterial, i cili dyshohet se çoi në përkeqësimin e gjendjes së saj dhe më pas në vdekjen e saj, të dielën në mëngjes.

Nëna e 31-vjeçares ka rrëfyer se u nis menjëherë drejt klinikës pasi u njoftua se vajza ishte në gjendje kritike, por kur mbërriti, mori lajmin tragjik se ajo kishte humbur jetën.

LEXO MË SHUMË!  Protestë për dorëheqjen e tij prej më shumë se 30 ditesh, Rama jep lajmin e mirë, rrisim pagat për këtë kategori

De Paula kishte vetëm 18 muaj që shërbente në radhët e NYPD-së dhe në muajin mars ishte vlerësuar si “Oficerja e Muajit” në komisariatin e 46-të në Bronx, për profesionalizmin dhe përkushtimin e saj ndaj komunitetit. Përveç detyrës si police, ajo shërbente edhe si pastore së bashku me bashkëshortin dhe ishte nënë e tre fëmijëve.

Presidenti i Shoqatës së Policëve të Nju Jorkut, Patrick Hendry, shprehu ngushëllimet për humbjen e saj, duke e cilësuar De Paula-n një kolege të përkushtuar dhe duke u bërë thirrje qytetarëve të mbështesin familjen dhe kolegët e saj me lutje në këtë periudhë të vështirë.

Familjarët kërkojnë që autoritetet në Republikën Dominikane të zbardhin plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe të përcaktojnë nëse gjatë ndërhyrjes ose kujdesit pas operacionit janë kryer gabime mjekësore.

LEXO MË SHUMË!  12-vjeçari gjendet i pajete pranë një lumi

Ekspertët e kirurgjisë plastike theksojnë se ndërhyrjet për heqjen e implanteve të gjirit, edhe pse konsiderohen rutinë, mund të shoqërohen me komplikacione serioze si infeksione, mpiksje gjaku, probleme kardiake ose pulmonare, hematoma dhe grumbullim lëngjesh.

Sipas të dhënave të Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), gjatë periudhës 2009–2022 janë regjistruar 93 vdekje të shtetasve amerikanë të lidhura me ndërhyrje estetike në Republikën Dominikane.

Rasti i Rebecca De Paula-s rikthen në vëmendje edhe një tjetër tragjedi që preku NYPD-në, pasi në tetor të vitit 2025 detektivja Alicia Stone humbi jetën një javë pas një ndërhyrjeje estetike për ngritje të vitheve dhe liposuksion në Kolumbi.

Published inNews