Skip to content

Tragjike në plazh, burri pëson arrest kardiak menjëherë pasi futet në det

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në plazhin e Pishporos, në Fier, ku një 49-vjeçar ka humbur jetën.

Viktima është shtetasi Durim Dogani, 49 vjeç.

Sipas informacionit paraprak, ai dyshohet se ka pësuar arrest kardiak menjëherë pasi ka hyrë në det.

LEXO MË SHUMË!  Incident i frikshëm, avioni përplaset me bisht në asfalt dhe nxjerr shkëndija, ekuipazhi ... (Video)

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ambulanca dhe shërbimet e Policisë. 49-vjeçari është transportuar me shenja jete drejt Spitalit Rajonal të Fierit, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ka ndërruar jetë pak kohë më vonë.

Policia po vijon veprimet procedurale për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa shkaku paraprak dyshohet të ketë qenë një arrest kardiak./Top Channel

LEXO MË SHUMË!  Rritje pensionesh dhe bonuse të reja?/ Çfarë mund të përfitojnë të moshuarit nga ndryshimet e reja në shtator
Published inNews