Skip to content

Sot 40 gradë, meteorologia jep lajmin urgjent: Ja edhe sa do të zgjasë

Shqipëria hyn këtë të martë në kulmin e valës së të nxehtit, me temperaturat që pritet të arrijnë për herë të parë këtë verë në 40 gradë Celsius. Meteorologët paralajmërojnë se temperaturat ekstreme nuk do të jenë një fenomen njëditor, por do të zgjasin për gati një javë.

Meteorologia Tanja Porja tha se dita e sotme shënon fillimin e periudhës më të nxehtë të verës.

“Sot pritet të jetë dita e parë kur temperatura do të shënojë 40 gradë”, u shpreh Porja.

LEXO MË SHUMË!  U kap me 4.4 kilogramë ma*ijuanë, ar*estohet shqiptari i shpallur në k*rkim në Itali! Në p*anga edhe bashkëpunëtori italian

Sipas saj, vendi do të përballet me disa ditë radhazi me temperatura shumë të larta.

“Do të jenë disa ditë radhazi kur termometri maksimal do të qëndrojë 39-40 gradë. Bëhet fjalë për një periudhë 5-7 ditore”, tha meteorologia.

Porja bëri të ditur se moti do të dominohet nga kthjellime pothuajse në të gjithë territorin, duke krijuar kushte për rritje të mëtejshme të temperaturave gjatë orëve të mesditës.

“Sot do të ketë kthjellime në pjesën më të madhe të vendit. Edhe në zonat malore vlera maksimale do të shënojë 34 gradë”, shtoi ajo.

LEXO MË SHUMË!  “Po vijnë, do më rrahin”, flet nëna e 17-vjeçares së dhunuar: Vajza është e tmerruar, ja si e morën në ...

Valët e të nxehtit janë bërë gjithnjë e më të shpeshta gjatë viteve të fundit në Shqipëri dhe në rajonin e Mesdheut, si pasojë e ndryshimeve klimatike. Temperaturat që arrijnë ose tejkalojnë 40 gradë Celsius rrisin ndjeshëm rrezikun për goditje nga të nxehtit, dehidrim dhe probleme të tjera shëndetësore, veçanërisht për të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike.

Published inNews