Skip to content

U kap me 4.4 kilogramë ma*ijuanë, ar*estohet shqiptari i shpallur në k*rkim në Itali! Në p*anga edhe bashkëpunëtori italian

Një 57-vjeçar shqiptar dhe një 42-vjeçar italian janë arrestuar nga karabinierët e Policisë në Bolonja, pasi u kapën në posedim të 4.4 kilogramëve marijuanë.

Sipas autoriteteve italiane, gjatë patrullimeve në zonën e Valsamoggias, efektivët vunë re një automjet që lëvizte me shpejtësi, duke ngritur dyshime. Pas ndalimit të mjetit, dy personat që ndodheshin në të, një shqiptar 57-vjeçar dhe një italian 42-vjeçar, të dy me precedentë penalë, shfaqën shenja të forta nervozizmi.

LEXO MË SHUMË!  Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i ...

Gjatë kontrollit, karabinierët konstatuan një erë të fortë që dyshohej se vinte nga lëndë narkotike. Më pas, në bagazhin e automjetit u gjetën 4.4 kilogramë marijuanë të fshehura në pjesën e pasme.

Nga verifikimet rezultoi se 57-vjeçari shqiptar ishte gjithashtu i shpallur në kërkim prej rreth një viti nga Zyra e Zbatimit të Dënimeve pranë Prokurorisë së Përgjithshme në Gjykatën e Apelit të Bolonjës. Ai duhej të vuante një dënim prej tetë muajsh burg për veprën penale të arratisjes, të kryer në vitin 2020 në Ravenna.

LEXO MË SHUMË!  Zjarri në Shëngjin, plagoset pasagjeri i një makine që po kalohet afër flakëve, transportohet për në spital

Me urdhër të Prokurorit të Bolonjës, të dy të arrestuarit u dërguan në burgun “Rocco D’Amato”, ku do të përballen me procedurat gjyqësore. Ndërkohë, karabinierët kanë nisur hetime për të identifikuar origjinën dhe destinacionin e lëndës narkotike të sekuestruar.

Published inNews