Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë, një i vdekur dhe një i plagosur (EMRAT)

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në një rrugë rurale që lidh fshatin Bilaj me pjesën tjetër të Fushë-Krujës.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga Viktor Doda, dhe një Benz, me drejtues Kristjan Laskën.

LEXO MË SHUMË!  “Mbështetja ndërkombëtare ndaj kryeministrit nuk është më e njëjtë”/ Lala: SPAK të godasë zyrtarët dhe ‘të paprekshmit’

Si pasojë e përplasjes, Viktor Doda, banor i zonës, ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa Kristjan Laska ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar për mjekim në Spitalin e Traumës.

Sipas Policisë, dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga shpejtësia e lartë me të cilën po lëvizte automjeti i drejtuar nga Laska.

LEXO MË SHUMË!  Rama në alarm, hedh në sulm patronazhistët, Shërbimin Informativ dhe Antiterrorin për të shuar protestën

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Published inNews