Skip to content

Ishte zhdukur 1 vit më parë, gjenden mbetjet mortore të personit të zhdukur afër fshatit Shkozë, Policia konfirmon identitetin

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë identifikuar mbetjet mortore të një personi që ishte raportuar i zhdukur në Malishevë që nga tetori i vitit 2025.

Sipas njoftimit, më 23 korrik 2026, në një zonë malore afër fshatit Shkozë janë gjetur disa mbetje mortore, për të cilat dyshohej se i përkisnin H.S., një person madhor i raportuar i zhdukur më 5 tetor 2025.

LEXO MË SHUMË!  TRONDITËSE: Rama largohet nga Shqipëria në kulmin e revoltës! S'do ta besoni çfarë ka shkuar të bëjë!

Policia bën të ditur se, që nga raportimi i zhdukjes, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, kishte zhvilluar operacione të njëpasnjëshme kërkim-shpëtimi, por pa arritur ta lokalizonte personin.

Mbetjet mortore janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ndërsa pas përfundimit të analizave është konfirmuar identiteti i viktimës.

LEXO MË SHUMË!  LAJM I FUNDIT/ E rëndë në Tiranë, efektivi i Rrugores merr aktin ekstrem, detajet dhe pamjet e para nga vendngjarja

Me konsultim me prokurorin e shtetit, mbetjet mortore i janë dorëzuar familjarëve për procedurat e mëtejshme.

Published inNews