Skip to content

Sulm me thikë në mes të qytetit/ Tri gra mbeten të plagosura, mes tyre edhe një shtatzënë. Arrestohet një 31-vjeçar

Tre gra, mes tyre një shtatzënë, kanë mbetur të plagosura pas një sulmi me thikë të ndodhur këtë të hënë në zonën Porte de Clichy, në veri të Parisit.

Sipas autoriteteve franceze, autori i dyshuar është një 31-vjeçar, i cili është arrestuar menjëherë pas ngjarjes. Sipas informacioneve paraprake, ai dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Dy prej të plagosurave janë dërguar në spital në gjendje të rëndë dhe nën kujdes intensiv, ndërsa gruaja e tretë ka pësuar lëndime më të lehta.

LEXO MË SHUMË!  Ngjarje tronditëse në vend, dy persona i japin fund jetës

Sipas burimeve policore të cituara nga Le Figaro, sulmi ndodhi rreth mesditës, në afërsi të restorantit Les Deux Coupoles dhe një stacioni tramvaji.

Një efektiv policie, që ndodhej në shërbim, ka vënë re autorin teksa sulmonte kalimtarët me dy thika. Ai ka kërkuar përforcime dhe, pas një ndjekjeje të shkurtër, 31-vjeçari është neutralizuar dhe arrestuar me ndihmën e efektivëve të tjerë.

LEXO MË SHUMË!  LAJM I MIRE/ Bordi i Transparencës NDRYSHON sërish çmimet e naftës dhe benzinës

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, i dyshuari dëgjohet duke thënë: “Allahu ma urdhëroi”.

Prokuroria Kombëtare Kundër Terrorizmit në Francë ka bërë me dije se po ndjek nga afër hetimet e zhvilluara nga Prokuroria e Parisit për të përcaktuar motivin e sulmit dhe nëse ai ka karakter terrorist./Top Channel

Published inNews