Skip to content

Joshua dhe Prenga bëjnë shqiponjën para meçit të madh

Boksierët Anthony Joshua dhe Kristian Prenga kanë bërë një gjest fantastik, duke krijuar shqiponjën dykrenare duke bashkuar duart së bashku.

Në fotot e postuara në rrjet, të dy sportistët u panë të buzëqeshur krahë njëri-tjetrit.

Kujtojmë se përballja mes Prengës dhe ish-kampionit të botës në peshat e rënda do të zhvillohet të shtunën, më 25 korrik 2026, në “Jeddah Superdome” në Xhedah të Arabisë Saudite, një arenë që ka pritur disa prej dueleve më të mëdha të boksit ndër vite.

LEXO MË SHUMË!  Ngjarje tronditëse te Syri i Kaltër: Punonjësi masakrohet me gurë në kokë, dhunuesi largohet dhe ende nuk është ... (Video)

Anthony Joshua, ish-kampion i botës në kategorinë e rëndë sipas versioneve WBA, IBF dhe WBO, hyn në këtë duel me një karrierë të jashtëzakonshme, ku ka zhvilluar përballje me disa prej emrave më të mëdhenj të këtij sporti, përfshirë Wladimir Klitschkon, Oleksandr Usykun dhe Andy Ruizin.

LEXO MË SHUMË!  Dosja e SPAK/ Tufa me 500 euro dhe dhoma të mbushura me kok*inë, dalin bisedat mes trafikantëve

Në anën tjetër, Kristian Prenga do të kërkojë momentin më të madh të karrierës së tij. Boksieri shqiptar ka ndërtuar një reputacion si një luftëtar agresiv dhe i fuqishëm në ring, ndërsa përballja me Joshuan paraqet sfidën më të madhe deri më tani.

Published inUncategorized