Skip to content

E dinte se Skënderbeu ishte markë rrobash! Dea Mishel përjashtohet nga qeveria teknike e Shqipërisë së re: “Digjet” edhe Rizarta Hoxha

Dy influenceret më në zë të Revolucionit të Flamingove, Dea Mishel dhe Rizarta Hoxha janë përjashtuar nga institucionet e reja qeverisëse produkt i revolucionit, të cilat do të zëvëndësojnë Kuvendin e Shqipërisë dhe qeverinë Rama. Bëhet fjalë për Kuvendin Kombëtar dhe Këshillin Ekzekutiv, organe të cilat parashikohen në platformën e një personazhi të quajtur Përparim Gjeka.

Një nga kriteret që kandidati duhet të plotësojë për t’u bërë pjesë qeverisjes së Shqipërisë së re pasi Rama të japë dorëheqjen dhe Kuvendi të shpërndahet, është edhe njohja e Skënderbeut, kriter të cilin Dea Mishel nuk e plotëson. Kur ishte në BBV, Dea Mishel tha se Skënderbeu ka lindur në 1956 kur në fakt, heroi ynë kombëtar, ka lindur në 1405. Ajo e kishte pandehur fillimisht Skënderbeun si markë rrobash, por kur dëgjoj fjalën ‘lindur’, ndryshoi mendim.

LEXO MË SHUMË!  Eni Çobani bën ndryshimin e madh në paraqitje (Foto)

Ndërsa kriteri që ‘djeg’ influenceren tjetër Rizarta Hoxha është kushti që kandidati për t’u bërë pjesë e pushtetit të Shqipërisë së re duhet të jetë i zgjuar. E pyetur nga gazetari Bledi Mane në një studio televizive se cili është Presidenti i Shqipërisë, ajo i është përgjigjur se është “Ilir Meta, që është në burg”.

LEXO MË SHUMË!  Pasi Rama i ''sulmoi'', Dea Mishel nuk i ndahet dhe ka thirrjen e fortë për gruan e kryeministrit

https://prapaskena.com/wp-content/uploads/2026/06/68db96f90dd2a-1.mp4?_=1

Për t’u bërë pjesë e pushtetit të ri, sipas platformës së Përparim Gjekës, duhet që kandidati të plotësojë një sërë kriteresh, disa nga të cilat subjektive dhe të pamatshme. Megjithatë, profesor Pëllumb Pilinçi duket se i plotëson të gjitha kriteret e shpallura. Verifikimi i plotësimit të kritereve nga kandidati kryhet nga Përparim Gjeka, një personazh që ka eklipsuar edhe Pilinçin ditët e fundit.

Published inShowbiz