Skip to content

Dëmtohet aksidentalisht gjatë punës, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën pasi është dëmtuar aksidentalisht me një mjet pune të tipit fresibël (troko).

Ngjarja ka ndodhur në Pogradec, ndërsa viktima ishte duke kryer punime në banesë në momentin kur është dëmtuar aksidentalisht.

Menjëherë pas ngjarjes ai është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

LEXO MË SHUMË!  Vrasja e Ilirit me 4 mbiemra në Laç, dy ditë pas eliminimit të 40-vjeçarit, gjendet në vendngjarje një tjetër armë (DETAJE)

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Published inNews