Skip to content

VIDEO/ “Rama jepe dorëheqjen”! Kryeministri për thirrjen e protestuesve: Më ekzalton! Shihemi nesër, do ndaj reflektimin tim

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një videomesazh teksa përgatitej për mbledhjen e nesërme të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe qeverisë, e cila nis në orën 09:30.

Rama shkruan se në fjalën e tij do të ndalet te “pasqyra e bulevardit të flamingove”, ndërsa nuk kursen ironinë ndaj asaj pjese të protestuesve, të cilët i cilësoi si “sorra dhe korba”.

LEXO MË SHUMË!  U kap me 4.4 kilogramë ma*ijuanë, ar*estohet shqiptari i shpallur në k*rkim në Itali! Në p*anga edhe bashkëpunëtori italian

“Përshëndetje! Nuk e di a e di a e dëgjoni, kjo është kënga ime e preferuar. Jam duke shkruar fjalën për nesër në mbledhjen e Grupit Parlamentar dhe të qeverisë. Desha të ndaj me ju këtë moment sepse ky kor më ekzalton. Shihemi nesër paradite, mbledhja fillon në 09:30. Do ishte kënaqësi të ndaja me ju të gjithë reflektimin tim mbi pasqyrën e bulevardit të flaimgove. Ai që ishte, se ky që ka mbetur është i sorrave dhe korbave”, theksoi Rama.

LEXO MË SHUMË!  “Nuk e di kush më sulmoi”/ U dh*nua në Shkodër, zbardhet dëshmia e kreut të AKU-së

https://www.facebook.com/share/r/18utk2ib71/

Published inNews