Skip to content

Detaje të reja nga vrasja e të “fortit” të Vorës me snaiper/ Autori dyshohet se veproi i vetëm, u zhduk në …

Nga hetimet e deritanishme rezulton se autori i vrasjes së Edmond Sulës ka vepruar i vetëm dhe të gjitha lëvizjet i ka kryer në këmbë.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë në zonë nuk rezulton që autori të ketë përdorur makinë për t’u larguar.

Hetuesit kanë dyshime të forta se autori ka qëndruar i fshehur në barishte pas një peme dhe pasi ka kryer krimin është larguar në këmbë në toka në ërrësirë dhe më pas në zonë të pyllëzuar dhe aty më pas ka humbur gjurmët.

LEXO MË SHUMË!  Erion Veliaj bën veprimin e PAPRITUR nga burgu, zbardhet lëvizja E FORTE që po ndez rrjetin!

Autori dyshohet se e njeh mirë zonën dhe terrenin dhe e ka studiuar me detaje, pasi ka zgjedhur një itinerar për t’u larguar të pambuluar nga kamera sigurie.

Autori nuk është larguar nëpërmjet rrugës, por në ara dhe zonë të pyllëzuar.

Siç ndodh rëndom në çdo atentat të kryer nga vrasës me pagesë në vendin tonë, autorët djegin makinën dhe armët, por në këtë rast nuk kemi një makinë të djegur.

LEXO MË SHUMË!  Edi Rama plas “bombën” për protestën e sotme/ Deklarata që po bën ‘zhurmë’ në rrjet!

Prandaj, edhe hetuesit kanë dyshime që autori nuk është vrasës me pagesë, por ndonjë person që viktima mund të ketë pasur konflikte, pasi konfliktet që Edmond Sula kishte ishin të shumta.

Published inNews