Skip to content

La pas një vajzë dhe vuante nga depresioni, ja kush është 46-vjeçarja që dyshohet se i dha fund jetës te “Liqeni i Thatë” (Foto-EMRI)

Është publikuar fotoja e Migena Topit, e cila këtë të enjte dyshohet se i dha fund jetës duke u vetëhedhur në Liqenin e Thatë.

Bëhet me dije se fillimisht policia është njoftuar nga banorët e zonës, pasi një mjet kishte bllokuar rrugën dhe ishte lënë aty për rreth 30 minuta. Efektivët kanë shkuar për verifikim dhe, pasi nuk kanë gjetur drejtuesen e mjetit, kanë kontrolluar kamerat e sigurisë në zonë.

READ MORE  Nga Altin Goxhaj te Sazan Guri dhe Alfred Çako, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Aty u zbulua se 46-vjeçarja, e cila banonte pranë kësaj zone, kishte lënë makinën pranë liqenit. Brenda saj kishte lënë disa sende personale, telefonin celular dhe disa ilaçe, pasi dyshohet se vuante nga depresioni.

Migena Topi

Nga pamjet e kamerave të sigurisë, policia konstatoi se, pasi la makinën, Migena ka lëvizur në zonë për rreth 10 minuta dhe më pas është hedhur në ujë, ku ka humbur jetën.

READ MORE  Tragjedi në Vlorë/ 23-vjeçarja i jep fund jetës

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar polumbarët, të cilët, pas 45 minutash kërkimesh, arritën të gjenin dhe të nxirrnin trupin e pajetë të Migena Topit.

Mësohet se ajo vuante nga depresioni, i cili ishte përkeqësuar pas humbjes së motrës. Po ashtu, bëhet me dije se Migena Topi la pas një vajzë 20-vjeçare.

Ndërkohë, ditën e nesërme, në orën 15:00, 46-vjeçares do t’i jepet lamtumira e fundit.

Published inNews