Skip to content

Mjeku Edvin Prifti jep lajmin e madh: Suplementi im që bënë të padëmshëm Covid dhe vaksinat, është aprovuar nga Bashkimi Europian! Ndihmon ata që e kanë kaluar keq virusin

Mjeku i njohur Edvin Prifti njofton se një suplement i ideuar prej tij dhe i quajtur Spike Protect, për të bërë të padëmshme proteinën “Spike” që prodhohet nga virusi Covid 19, tashmë ka marrë aprovimin nga Bashkimi Europian dhe do të shpërndahet rregullisht në treg.

Mjeku që ka qenë ndër skeptikët kryesor të pandemisë së covid19 dhe mënyrës sesi qeveri dhe organizata shëndetësore në mbarë botën vepruan me vaksinat për përgjigjen ndaj tij, thotë se suplementi do të ndihmojë ata që kanë pasur apo janë të predispozuar të kenë komplikacione.

“Pas nje pune disa vjecare me se fundmi vjen aprovimi rregullator i Komunitetit Europian i Spike Protect (emri i produktit qe kam zgjedhur), nje mishele biologjike e ideuar prej meje, per ta bere proteinen Spike, e cila prodhohet nga Covid19 si dhe nga vete vaksinat, te pademshme per organizmin e njeriut.

READ MORE  I përfshirë në t*afikimin e 2.5 tonëve k*kainë/ U gjet me d*kumenta të r*eme të Kosovës, a*restohet në Beograd i kërkuari nga I*terpoli

Pasi mora aprovimin e kesaj patente, Ju bej me dije qe ajo i eshte dhene industrise gratis dhe pa asnje pagese ndaj meje! Mijera me kane pyetur per kete produkt, por nuk mund ta sugjeroja pa ardhur ky aprovim perfundimtar”, shkruan ai.

Mjeku Edvin Prifti falenderon dy kompani europiane që kanë pranuar të bashkëpunojnë me të dhe kanë ndihmuar në prodhimin dhe certifikimin e produktit, i cili tani do të shtrohet në mbarë tregun europian dhe në Shqipëri.

READ MORE  Vendimi FANTASTIK i Qeverisë ‘RAMA’, Konfirmohet më në fund: Do japim më shumë LEK për ...

“Tani duhet edhe pak jave dhe ky produkt i quajtur Spike Protect do te jete i pranishem ne te gjithe tregun europian dhe sigurisht edhe ne Shqiperi. Shpresoj qe te parandalojme sa me shume komplikacionet e vaksinave si dhe vete Covid19 per ata qe kane kaluar long Covid.

Falenderoj perzemersisht Zion Pharmaceutical dhe Martinez Nieto S.A. per impenjinim ne kete partneritet dhe vecanerisht per plotesimin e kerkeses sime te vecante qe kostoja e produktit te jete sa me e lire ne menyre qe gjithkushi ta administroje”, përmbyll ai.

Published inNews