Skip to content

Parashikimi i motit/ Vapa përvëluese përballë reve në veri, cilat qytete do të kenë shi këtë të mërkurë?

Ditën e mërkurë vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa përgjatë relieveve malore në veri e lindje vranësira të pakta hera – herës deri mesatare, por kalimtare.

LEXO MË SHUMË!  I FUNDIT/ Tronditet kryeqyteti jonë, të shtëna me armë, 3 persona plagosen

Reshje të dobëta shiu në formë pikash në veri e verilindje. Në relievet e larta malore në zonën e Alpeve dhe verilindje në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave të izoluara, ndërsa pjesa tjetër e vendit pa reshje. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s. Valëzim në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

LEXO MË SHUMË!  Pjesëmarrje masive! Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit
Published inNews