Skip to content

TENSION dhe SHERR/ Erion Braçe shtyn me duar gazetarin: O plehrë! B*thq*rë… (Video)

Momente tensioni janë regjistruar jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit ku deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka shtyrë me duar dhe ofenduar gazetarin e “News 24”, Marsel Rupin.

Prania e një shqiptari të diasporës i cili po filmonte me telefon dhe ka regjistruar të gjithë situatën, duket se ka irrituar deputetin socialist. “Mllefin” e tij Braçe e ka “shfryrë” ndaj gazetarit, pavarësisht se ky i fundit dëgjohet t’i thotë se nuk ka lidhje me personin që po filmon.

READ MORE  Ndahet nga jeta mjeshtri i dasmave te jugut, ai qe…(Emri + Foto)

Në pamjet e publikuara dëgjohet se Braçe i drejtohet personit që po filmon me tone të ashpra, duke përdorur edhe fjalë fyese si “fundërrinë” dhe “drogaxhi”, ndërsa e akuzon atë për lidhje me kultivimin e lëndëve narkotike në Angli.

“Ec tani, po të them, ik tani bashkë me atë fundërrinë aty. Ik bashkë me atë. Ke ndenjur që dje bashkë me atë fundërrinën, plehrë. Mbylle gojën ti trafikant, qelbësirë, plehrë, drogaxhi, b***q***”, dëgjohet t’i thotë Braçe.

READ MORE  E rëndë në Korçë/ 4-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, pëson dëmtime serioze në trup dhe kokë

Published inNews