Skip to content

Ndahet nga jeta mjeshtri i dasmave te jugut, ai qe…(Emri + Foto)

Një lajm i trishtë është mësuar mesditën e kësaj të shtune, pasi ka mbyllur sytë përgjithmonë një nga instrumentistët më të njohur të zonës së jugut, mjeshtri i madh i dasmave Spiro Mastora.

Lajmi i trishtë është mësuar nga reagimi prekës i kryebashkiakut të Gjirokastrës i cili bën me dije se është shuar klarinetisti i mirënjohur i zonës së jugut, Spiro Mastora.

“Përcolla me dhimbje lajmin për ndarjen nga jeta të artistit popullor dhe klarinetistit të mirënjohur Spiro Mastora. Pjesëtar i instrumentistëve virtuoz të familjes gjirokastrite Mastora, me interpretimin plot talent të motiveve popullore Spirua ka lënë gjurmë të pashlyeshme në skenat artistike brenda dhe jashtë vendit. I paharruar” shkruan kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi.

LEXO KËTË LAJM  Aksidenti tragjik në Durrës/ Arrestohet shoferi i taksisë, zbardhet dëshmia e parë e 26-vjeçarit

Spiro Mastora ishte një klarinetist i shquar, pjesëtar i familjes së njohur Mastora në qytetin e Gjirokastrës, që ka shkëlqyer ndër vite në interpretimin me instrumente popullore, me klarinetë e violine ne vecanti, të melodive popullore të Dropullit dhe Gjirokastrës.

Spiro do të mbahet mend për trashëgiminë e vyer dhe të ndritur muzikore, që do të jetojë gjatë në kujtesën e artdashësve.

LEXO KËTË LAJM  ‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi me thikë për vdekje Vata

Spiro Mastora e trashëgoi talentin e tij nga i ati, Vasil Mastora, muzikant i shquar që me violinën dhe talentin e tij mbushte me gëzim e melodi çdo dasmë, koncert apo festival.
LAJM I KOBSHEM! Ndahet nga jeta mjeshtri i dasmave te jugut, ai qe… (Emri + Foto)

Reagimi i Flamur Golemit:

Published inNews