Skip to content

Polician bën ”NAMIN”, sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale.

Si rezultat i hetimit pasuror, të zhvilluar me metoda speciale në bashkëpunim me Prokurorinë, u ekzekutua vendimi i Gjykatës për sekuestrimin e dy apartamenteve dhe një garazhi, me një vlerë tregu rreth 420 mijë euro.

Sipas Policisë, pasuritë dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i shtetasit me iniciale H. A., 54 vjeç, i dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike.

READ MORE  U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

Hetimet janë kryer në zbatim të ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Autoritetet bëjnë të ditur se hetimet vijojnë për identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që mund të jenë përfituar nga veprimtaria kriminale e 54-vjeçarit ose e personave të lidhur me të.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

READ MORE  Tronditet vendi, humbin jetën dy vajza të mitura në plazh, 11 dhe 13 vjeçe
Published inNews