Skip to content

Mesazh i koduar?/ Ambasada Gjermane bën postimin e çuditshëm në Facebook (Në kulm të protestave)

Teksa Tirana përjetoi sot protestën më të fortë qytetare të javëve të fundit, me përplasje të forta para Parlamentit dhe të paktën 20 protestues të arrestuar në mënyrë të dhunshme nga policia, Ambasada Gjermane publikoi një postim, simbolika e të cilit është e vështirë të injorohet.

Sot, në përvjetorin e 36-të të 2 korrikut 1990, ambasada e Gjermanisë kujtoi ditën kur mijëra shqiptarë hynë në ambasadat e huaja në Tiranë, duke e cilësuar atë si një “hap të guximshëm” Sipas postimit, ato ngjarje mbeten simbol i guximit të njerëzve që zgjedhin lirinë.

“Të shtyrë nga dëshira për liri, demokraci dhe kushte më të mira jetese, ata ndërmorën një hap të guximshëm drejt të panjohurës. Ngjarjet e korrikut 1990 u bënë një pikë kthese në historinë e Shqipërisë dhe kontribuan në rënien e sistemit komunist. Ato mbeten edhe sot simbol i guximit të njerëzve që zgjodhën një jetë në liri.” – thuhet në postimin e ambasadës Gjermane (i plotë poshtë).

READ MORE  Rama drejt rënies! Ja si “Trumpët” po e lënë në baltë Kryeministrin, çfarë fshihet pas heshtjes të ambasadës amerikane

Koha e publikimit ngre pikëpyetje. Pikërisht në ditën kur qytetarët u përplasën me policinë në protestën më të madhe kundër qeverisë së Edi Ramës, diplomacia gjermane rikthen në kujtesë një nga momentet më domethënëse të rezistencës qytetare në historinë moderne të Shqipërisë.

A është kjo një rastësi kalendarike apo një kujtesë me domethënie politike? Zyrtarisht, ambasada nuk bën asnjë lidhje mes ngjarjeve të vitit 1990 dhe protestave të sotme. Megjithatë, simbolika është e vështirë të kalojë pa u vënë re.

Postimi vjen në një moment kur në qarqet diplomatike flitet gjithnjë e më shpesh për pakënaqësi të partnerëve europianë ndaj mënyrës së qeverisjes në Shqipëri, ndonëse Berlini nuk ka shprehur publikisht një qëndrim të hapur që ta lidhë këtë postim me zhvillimet e ditës.

READ MORE  Ngjarje shokuese/ Gjyshja helmon vajzën dhe 4 nipërit e mbesat pasi babai i tyre fitoi kujdestarinë

Por, diplomacia rrallë flet me deklarata të drejtpërdrejta. Ajo komunikon me simbole, me kohën kur zgjedh të flasë dhe me mesazhet që duhen lexuar mes rreshtave. Pikërisht për këtë arsye, postimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë, i publikuar në kulmin e protestave më të mëdha (e sot më të tensionuar) kundër qeverisë Rama, ka ngritur një pyetje që nuk mund të anashkalohet. Nëse Berlini do të donte të shmangte çdo interpretim politik, a nuk do të kishte zgjedhur ta mbante në sirtar këtë postim? Apo duhej publikuar me patjetër?

Për shumë kritikë të qeverisë, beteja që zhvillohet sot në rrugët e Tiranës rezonon me frymën e 2 Korrikut 1990, kur mijëra shqiptarë sfiduan regjimin në kërkim të lirisë dhe një të ardhmeje më të mirë. ©LAPSI.AL

Screenshot
Published inNews