Skip to content

Tërmeti i fortë godet Greqinë, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter është regjistruar të enjten, në orën 18:50, në zonën e Kali Limenes, në ishullin e Kretës.

Sipas të dhënave epiqendra e lëkundjes është lokalizuar rreth 30 kilometra në jug të qytetit Heraklion, ndërsa thellësia fokale është vlerësuar në rreth 5 kilometra.

LEXO MË SHUMË!  Letra për Enver Hoxhën që e shpëtoi Sharlotën: Historia e trishtë e francezes që vdiq në burg dhe u varros në një varr pa emër

Lëkundjet janë ndjerë në disa zona të ishullit, përfshirë edhe pranë zonës së Kali Limenes, por deri tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar.

Autoritetet lokale po vijojnë monitorimin e situatës.

Published inNews