Skip to content

Makina përfshihet nga flakët, automjeti digjet plotësisht, nuk raportohet për të lënduar

Një automjet është përfshirë nga flakët në rrugën e Lumit të Vlorës, në segmentin mes fshatrave Kuç dhe Qeparo, duke u djegur pothuajse tërësisht.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Himarës, por pavarësisht ndërhyrjes së tyre, automjeti është shkrumbuar pothuajse plotësisht.

LEXO MË SHUMË!  Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25 plumba, a u ekzekutua Aleksandër Koçeku në Shkodër për hakmarrje për një borxh prej 40 mijë euro (DETAJE)

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt teknik në automjet, i cili ishte në lëvizje në momentin kur kanë shpërthyer flakët.

Siç duket edhe nga pamjet, zjarri ka përfshirë të gjithë automjetin, si pjesën e përparme ashtu edhe atë të pasme, ndërsa intensiteti i flakëve e ka bërë të pamundur shpëtimin e tij.

LEXO MË SHUMË!  Veliaj 18 muaj në burg, në shtator ankim në Strasburg! Avokati britanik e viziton në qeli: GJEDNJ do ta rikthejë në detyrë

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Sapo kanë konstatuar flakët, personat që ndodheshin në automjet kanë dalë menjëherë jashtë, duke shmangur pasoja për jetën dhe shëndetin e tyre.

Published inNews