Skip to content

Tensionohet situata para Kuvendit, një qytetar shfaqet i gjakosur (FOTO)

Ditën e sotme pritet të zhvillohet protesta e radhës para Kuvendit, teksa brenda godinës do të mbahen seanca parlamentare. Forca të shumta policie kanë rrethuar gjithë perimetrin e zonës së Parlamentit, ndërsa janë vendosur edhe mjete të posaçme sigurie, përfshirë një autoblind dhe një autobot me ujë.

Edne pa nisur protesta, situata është tensionuar, teksa një qytetar është shfaqur me hundën e gjakosur. Ai është shoqëruar nga forcat policore. Aktualisht, qytetarët nuk po lejohen të hyjnë brenda zonës së pedonales dhe t’i afrohen Kuvendit ku do mbahet seanca plenare.

READ MORE  E bujshme/ Merret vendimi i rëndë për ish-drejtuesin e lartë të Policisë së Shtetit (EMRI/Foto)

Published inNews