Skip to content

E bujshme/ Merret vendimi i rëndë për ish-drejtuesin e lartë të Policisë së Shtetit (EMRI/Foto)

Përjashtohet nga radhët e Policisë së Shtetit, Gentian Berberi, ish-dejtuesi i Policisë vendore në qytetin e Shkodrës.

Pak ditë më parë, Berberi u shkarkua nga posti i drejtorit të Policisë së Shkodrës për shkak të performancës së dobët, pas evidentimit dhe asgjësimit të disa parcelave me kanabis në territorin e qarkut.

LEXO MË SHUMË!  "TURP I MADH!" / Shpërthen në mes të protestës aktori i njohur Mehdi Malkaj: Janë thjesht një grup hajdutësh, ja kë gozhdoi!

Pas largimit nga detyra, ai ishte emëruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në sektorin e Analizës.

Por kjo masë duket se nuk i ka pëlqyer. Berberi është paraqitur në zyrën e drejtoreshës së Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ndërsa burime për Klan News pohojnë se vendimi për përjashtim është firmosur pasi ka përdorur fjalor fyes dhe ka kërcënuar zyrtaren për shkak të uljes së tij në detyrë./tvklan.al

LEXO MË SHUMË!  Altin Goxhaj: Ja skenarët si pritet të ikë Edi Rama nga pushteti, nga eliminimi prej njerëzve të tij për pasurinë e

Published inNews