Skip to content

Tjetër aksident i rëndë në vend, raportohet për 2 të plagosur

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Veriq të Istogut.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha për Klankosova.tv se rreth orës 17:50 policia është njoftuar për aksidentin, në të cilin janë përfshirë dy automjete.

LEXO MË SHUMË!  Reagimi TRONDITËS i gruas që shoqëronte atentatorin e dyshuar në Elbasan, pas ngjarjes me qetësi çohet dhe paguan kafet (Video)

“Sot rreth orës 17:50, Policia është njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Veriq-Istog. Në këtë aksident kanë qenë të involvuara dy vetura dhe, si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor”, deklaroi Rugova.

LEXO MË SHUMË!  Ishte zhdukur 1 vit më parë, gjenden mbetjet mortore të personit të zhdukur afër fshatit Shkozë, Policia konfirmon identitetin

Njësitet kompetente të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rrethanat që çuan deri te aksidenti.

Published inNews