Skip to content

Klodiana Lala që askush se besonte që ishte! Futej në gjykatë sikur po pinte kafe, i ndodh ajo që asnjë shqiptar nuk priste prej saj

Shumëkush mund të jetë befasuar dje me një status në Facebook të gazetares Klodiana Lala, e njohur si zonja Pretenca. Teksa në Shqipëri diktohen çdo javë tendera me vlerë miliona euro, ndahen prona publike dhe mbyllen në heshtje dosje, zonja Pretenca i kërkoi llogari kreut të GJKKO, Erion Bani, për tenderin e pajisjes së gazetarëve me karta për hyrjen në sallat e gjyqit, me shumë gjasë një shpenzim i klasifikuar tek blerjet e vogla.

Sipas burimeve, ‘shqetësimi’ i zonjës Pretenca për tenderin e kartave të gazetarëve nuk reflekton interesin publik, por inate grash, mllefe personale, banalitete dhe hakmarrje të vogla.

READ MORE  Revoltë masive/ Diaspora flet kundër Ramës, shqiptarët protestë në Gjenevë

E mësuar duke hyrë në SPAK dhe GJKKO si në zyrat e televizionit të Fanes, zonja Pretenca mësohet se është kthyer në shqetësim për disa gjyqtarë të GJKKO, pasi gjatë proceseve gjyqësore, shkel rregullat duke bërë muhabet herë me të pandehur, herë me kolege dhe herë me avokatë.

Në një nga seancat e gjyqit të Ilir Metës, sipas burimeve, zonja Pretenca ka nisur duke biseduar me Monika Kryemadhin, thua se ishin në kafe dhe po shihnin filxhanin. Pasi i është tërhequr vëmendja disa herë, mësohet se në lëvizje është vënë kreu i GJKKO, Erion Bani, i cili ka urdhëruar që zonja Pretenca të dilte jashtë sallës së gjyqit.

READ MORE  Babai humbi jetën me biçikletë! Familjes së ministres Adea Pirdeni iu vjen njoftimi i fortë

Pas shpalljes ‘non grata’, zonja Pretenca i është kundërpërgjigjur z. Bani, duke i kërkuar llogari për tenderin e kartave të gazetarëve.

Published inNews