Skip to content

Babai humbi jetën me biçikletë! Familjes së ministres Adea Pirdeni iu vjen njoftimi i fortë

Komisioni i Shkencave Juridike e Sociale pranë Akademisë së Shkencave nderon kujtimin e pedagogut Luan Pirdeni, i cili u nda nga jeta papritur, më 14 maj 2026. Ai ishte duke lëvizur me biçikletë në zonën e “Rrugës Bardhyl”, kur u përplas nga një motor.

Përplasja ishte e fortë dhe babai i ministres Adea Pirdeni qëndroi për disa orë nën kujdesin e mjekëve, derisa ndërroi jetë atë pasdite, në moshën 87 vjeçare.

Dr. Luan Pirdeni, ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, ku është diplomuar për Matematikë në vitin 1968. Më vonë ai kreu studimet edhe në Drejtësi pranë këtij Universiteti. Studimet pasuniversitare i kreu pranë Universitetit Paris 7-Francë, ku u diplomua në Studime të Thelluara të Logjikës Formale.

Pasi u rikthye në atdhe mbrojti gradën shkencore “Doktor i Shkencave” dhe vijoi pareshtur mësimdhënien e lëndës Logjikë Formale në Universitetin e Tiranës, pranë disa degëve të tij, veçanërisht në Drejtësi, Filozofi-sociologji, Shkenca politike, Letërsi etj.

Ai ishte bashkëpunëtor shkencor pranë Departamentit të Filozofi-Sociologjisë pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, si dhe pranë fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Luan Pirdeni është autor i disa punimeve shkencore ku spikat punimi “Hyrje në Logjikë”, i cili shërben si tekst mësimor për të gjithë studentët që zhvillojnë këtë lëndë.

“Pedagogu Luan Pirdeni do të mbetet i paharruar për trashëgiminë e tij të rëndësishme profesionale që la pas”, përmbyllet mesazhi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

https://scontent.ftia13-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/698739170_122257805948121739_4238193610528277514_n.jpg?stp=dst-jpg_p394x394_tt6&_nc_cat=103&ccb=1-7&_nc_sid=e21142&_nc_ohc=4BYkx3fvdc4Q7kNvwGq4iSl&_nc_oc=Adp8oEh0RvKNvMQqvQOOwwvqEmtiZG6ZBAIntOuEBqQndILrFQ3_hOpBXDb7cgJfK9U&_nc_zt=23&_nc_ht=scontent.ftia13-1.fna&edm=AN6CN6oEAAAA&_nc_gid=fFRlfkLNrWCXOofK-y8_oA&oh=00_Af68U_dB4kTczvN3s2xKgWcZdbVCmaq6dvXhMZrFKhH4IQ&oe=6A10AA1D

Published inNews