Skip to content

I kërkuan të bëhet Kryeministër dhe të rrëzojë Ramën, reagon ‘flakë për flakë’ Marin Mema: VENDIMI

Emri i Marin Memës është artikuluar jashtëzakonisht shumë përgjatë këtyre ditëve në Tiranë, ku protestuesit i kanë kërkuar që të marrë në dorë fatet e pretendimeve të tyre karshi qeverisë “Rama”.

Megjithatë gazetari i njohur ka qenë i prerë në përgjigjen e tij duke theksuar se është i gatshëm të rreshtohet krah tyre për të mirën e vendit, por asesi të marrë përgjegjësi që mund ta detyrojnë të dalë nga ideologjia e tij.

Këtë e ka thënë sërish sot përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se nuk do të kërkojë pozicione që e detyrojnë në kompromise e marrëveshje.

Ai përulet para ikonave që dhanë jetën për lirinë e kësaj toke, duke i ilustruar edhe përmes fotografive ku është shfaqur pranë bustit të tyre, si Skënderbeu, Ismail Qemali, Isa Boletini apo dhe Adem Jashari. Në postimin e bërë në Instagramin e vet, Marini shkruante:

“Kur më pyesin se çfarë më frymëzon, mjafton të shohin këto fotografi. Dhe ka edhe shumë e shumë të tjerë.

Janë personalitete madhështore që jetuan dhe sakrifikuan për Kombin, jo për interesa apo pozita personale. Askush nuk mund të krahasohet me ta, por secili prej nesh mund të frymëzohet nga vepra e tyre dhe të ecë në gjurmët që lanë.

Do të përulem çdo ditë me respekt përpara kujtimit të tyre, sepse ata punuan për Kombin, jo për karrigen. Kjo është rruga që dua të ndjek, pa kërkuar asgjë në këmbim. Pa kërkuar pozicione që më detyrojnë në kompromise e marrëveshje, që unë nuk dua t’i bëj! Jam e do mbetem udhëtar i kësaj toke që kurrë nuk do të mund ta shpreh me fjalë, sa e dua! E përsëris, ka shumë figura të tjera… këtu kam përfshirë një pjesë të rëndësishme të identitetin tonë kombëtar!”

READ MORE  Mësuesja mbeti shtatzënë me nxënësin 14-vjeçar, rrezikon 3 vite burg

Vlen të përmendet se në komentet e bëra përgjatë këtyre ditëve në rrjetet sociale të gazetarit Mema, qytetarët i kërkonin që të merrte në dorë protestën dhe të synonte të ishte kryeministri i ardhshëm i vendit. Por, siç shihet, Marini e refuzon kategorikisht një gjë të tillë dhe përulet para atyre që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë.

Statusi i Marin Memes:

Kur më pyesin se çfarë më frymëzon, mjafton të shohin këto fotografi. Dhe ka edhe shumë e shumë të tjerë.

Janë personalitete madhështore që jetuan dhe sakrifikuan për Kombin, jo për interesa apo pozita personale. Askush nuk mund të krahasohet me ta, por secili prej nesh mund të frymëzohet nga vepra e tyre dhe të ecë në gjurmët që lanë.

Do të përulem çdo ditë me respekt përpara kujtimit të tyre, sepse ata punuan për Kombin, jo për karrigen. Kjo është rruga që dua të ndjek, pa kërkuar asgjë në këmbim. Pa kërkuar pozicione që më detyrojnë në kompromise e marrëveshje, që unë nuk dua t’i bëj!

READ MORE  Lajm i mirë nga Qeveria Rama për pensionistët/ Duke nisur nga ...

Jam dhe do të mbetem një udhëtar i kësaj toke, që kurrë nuk do të mund ta shpreh me fjalë sa shumë e dua‼️ “Nesër”, ndoshta dikush do të ndalet e do të thotë: “Dikur ishte një djalë që e donte Kombin, përpiqej për të dhe nuk kërkoi kurrë asgjë në këmbim. Asgjë!” Unë dua vendin dhe jo partitë e politikën! Sepse partitë e politika ndajnë, unë dua të bashkoj‼️Janë dy rrugë shumë të ndryshme! Masa dërrmuese e figurave më sipër nuk e zgjodhën atë rrugë, jo pa qëllim… kush e provoi si Ismail Qemali, mori goditje pafund, që j’ua pamundësuan punën dhe i dërrmuan në idealet e tyre…Kjo është e vërteta!

Ndaj gjërat ndryshohen nga sistemi, skuadra dhe jo individi! Unë nuk bëj dot asnjë kompromis siç politika të detyron, nuk bëj dot marrëveshje… dhe nuk dua të lë cifla balte mbi shpirtin e fytyrën time… sepse Kombin e kam të shenjtë‼️ A e dini cilat figura nga historia, debatojmë, diskutojmë, hedhim apo ngremë, njollosim apo vëmë sot në dyshim!? Vetëm ata që u rreshtuan në politikë! Sepse politika është e tillë! Edhe më të mirët i ka bërë pis, shpesh me pa të drejtë!

E përsëris, ka shumë figura të tjera… këtu kam përfshirë një pjesë të rëndësishme të identitetin tonë kombëtar!

Published inNews