Skip to content

Edi Rama shtang me reagimin: Ja kur do të jap dorëheqjën

Kryeministri reagoi këtë mëngjes në rrjetet sociale me një mesazh të gjatë, ku iu përgjigj me ironi thirrjeve për dorëheqje. Përmes një postimi me titull kreu i qeverisë rendit një sërë zhvillimesh që i konsideron arritje të qeverisjes, nga infrastruktura dhe turizmi te ekonomia, pagat dhe integrimi europian, duke e mbyllur mesazhin me deklaratën: “Dorëhiqu… në 2030!”.

Postimi i Kryeministrit Rama:

MIRËMËNGJES ????

dhe me kërkesën e mëposhtme për dorëheqje nga një numër i panjohur, të cilën e mirëkuptoj plotësisht duke e pranuar përulësisht, ju uroj një ditë të qetë????

????❤️

???????????????????????????????????? ???? (????)????????????ë????????????????????????!

Është ndoshta fjala më e konsumuar në lëmin virtual, ndaj po ta risjell edhe unë si ‘Millennials’ me shpresën që “Gen Z” nuk do më denigrojë me komente.

READ MORE  Aksident i frikshëm/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, humb jetën i riu

Para se të vijoj po ju them, (me lehtësinë e një barre që nuk e kam mbi supe, bashkë me +800K vota) se qeverisjen e mundon më së shumti fodullëku dhe shkenca e gjithologjisë, por kjo meriton një hapësirë më të zgjeruar filozofike për diskutim.

Tani lexomë (nëse mundeni dhe natyrisht nëse doni).

Dorëhiqu për transformimet e zonave urbane dhe rurale.

Dorëhiqu për aeroportet!

Dorëhiqu për turizmin që shënon shifra rekord!

Dorëhiqu për negociatat që u hapen!

READ MORE  Sherr me thika në një pikë karburanti në Greqi, plagosen tre persona, arrestohet një shqiptar (Video)

Dorëhiqu për konferencën e tetë ndërqeveritare.

Dorëhiqu për kthimin në shina të ekonomisë!

Dorëhiqu që sot keni rritur pagat në thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë.

Dorëhiqu sepse sot protestohet paqësisht dhe në dritaren tënde nuk ka snajper!

Dorëhiqu për transformimet në arsimin, shëndetësi, infrastrukturë dhe jo vetëm.

Realiteti është bezdisës për ata që jetojnë me nostalgjinë e krizës së përhershme.

Dorëhiqu, sepse e ktheve Shqipërinë në një vend që sot respektohet ndërkombëtarisht.

Ose mendoje kështu: Dorëhiqu…në 2030! ????????????????

Nuk do të na duhesh atëherë, por do të kujtojmë me siguri.

Published inNews