Skip to content

KREDITE E BUTA/ Bëhuni gati, afati i fundit deri me… mund të përfitojnë më shumë se 3000 familje

Zgjatja e afatit të aplikimit për kreditë e buta ka sjellë efekte pozitive, duke rritur numrin e familjeve përfituese.

Kjo u bë e ditur në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak nga kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, e cila theksoi se nga 4 409 aplikime të paraqitura, në fazën e parë janë shpallur fituese 2 871 familje.

“Aktualisht, jemi në fazën e shqyrtimit të ankimimeve të fazës së parë. Sipas afateve, do të shpallet lista e aplikantëve fitues dhe jofitues, në përputhje me rezultatet e ankimimeve. Paralelisht, do të bëhet edhe hapja e thirrjes për fazën e dytë të kredive. Dorëzimi i dokumentacionit do të kryhet pranë sporteleve të pritjes me qytetarin ose përmes Postës Shqiptare”, sqaroi Ristani.

READ MORE  T130 fëmijë vi*tima të mjekut pediatër?

Sipas saj, hapja e thirrjes së dytë do të shoqërohet me një njoftim publik, ku do të përcaktohen edhe afatet për dorëzimin e dokumentacionit. Afati përfundimtar për aplikim do të jetë data 31 korrik 2026.

Published inNews