Skip to content

“Mos gënje mi goc”, Përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën

Aktivisti Edison Lika është përplasur me deputeten e PS, Sara Mila, gjatë një debati në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, lidhur me protestën dhe protagonistët e saj, veçanërisht Dritan Goxhajn, i cili u sulmua nga kryeministri Rama si person që përfqëson axhendën e Iranit.

Pjesë nga biseda:Edison Lika: Këto janë kërkesa thellësisht politike.

Sara Mila: Pra kemi artikulim se në fakt na qenkërka lëvizje politike dhe ka kaluar nga kërkesa e parë në një organizim politik. Atëherë ejani dhe bëjmë politikë. Ne mund të garojmë në zgjedhje.

Edison Lika: Ku dallon një lëvizje politike nga një lëvizje jo politike?

Sara Mila: Artikuluat disa kërkesa. Mënyra si e bën pyetjen ka të bëjë shumë, sepse nuk është emisioni jot ky. Ki durim dhe të kthej përgjigje.
Është lëvizje politike kur nga 5 kërkesa që ka publikuar kjo iniciativë, kërkesa e parë është jep dorëheqjen, një tjetër për Kodin Zgjedhor, një tjetër për qeverinë teknike. Kjo tashmë është lëvizje politike. Në fjalët e tua e vërtetova. Nëse është lëvizje politike, ejani të bëjmë politikë, por mos i gënjeni shqiptarët për të thënë po mbrojmë zonat e mbrojtura. Kjo është përdorur.

READ MORE  “Jam në rrugë nacionale, kam të drejtën time”/ Përplasi për vdekje 7-vjeçarin, deklaratat e para të autorit pak minuta pas ngjarjes

Ylli Rakipi: Rama po merret me disa individë brenda protestës. Njërin prej tyre e akuzon si përfaqësues të interesave të Iranit. Çfarë është kjo strategji për të ndaluar te individët?

Edison Lika: Gënjen mi goc, pash zotin, Goxhaj nuk është zëdhënës. Ti përfaqëson një parti që është gjysma në burg.

Sara Mila: Protesta ka humbur busullën dhe jeni mërzitur. Kryeministri nuk merret me protestuesit por me pseudo protesuesit.

READ MORE  Lajm i fundit/ Rama i publikoi foton nga protesta, merret vendimi i RËNDË për Igballe Hudutin

Ylli Rakipi: Këtë nuk e caktoni ju.

Sara Mila: E caktojnë vetë ata.Ylli Rakipi: Pse ka rëndësi kush janë protestuesit? Aty ka mijëra njerëz.

Sara Mila: Nuk mund ta marrë peng një axhendë anti kombëtare.

Ylli Rakipi: Ju duhet të lexoni çfarë kërkohet dhe jo kush e kërkon. Ju po zbërtheni për të thënë kush po i kërkon.

Sara Mila: Elementët anti kombëtarë.

Edison Lika: Duan të gjëjnë gjilpërën në kashtë. Rama e ka humbur busullën. Nuk ju vjen turp të bëni copy paste statuset e Ramës. Ju nuk dini të shkruani.

Sara Mila: 9 muaj më parë kemi marrë 820 mijë vota nga shqiptarët. Nuk ka çfarë busulle të humbasë Edi Rama.

Edison: E patë votimin e europarlamentarëve? Si u votua?

Published inNews