Skip to content

Behgjet Pacolli bën deklaratën tronditëse: Unë dhe familja ime jemi kërcënuar me jetë

Biznesmeni shqiptar nga Kosova, Behgjet Pacolli ka bërë një deklaratë tronditëse teksa ka publikuar të plotë vendimin e marrë nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë, disa ditë më parë, që i dha kompanisë së tij të drejtë për menaxhimin e Aeroportit të Vlorës.

Vendimi, të cilin mund të lexoni të plotë në fund të këtij artikulli nga neësbomb.al, sipas biznesmenit, publikohet për të gjithë ata që i besuan atij dhe të tjerët që siç thotë Pacolli, kanë helmuar opinionin publik dhe kanë bllokuar punën në aeroport.

“Konkluzionet e Gjykatës së Lartë përshkruajnë me detaje horrorin juridik që mua, familjes sime dhe kompanisë sime na është shkaktuar gjatë më shumë se një viti. Vuajtjet emocionale që kemi përjetuar unë dhe familja ime kanë qenë aq të mëdha, sa është e vështirë të përshkruhen me fjalë.

Kemi kaluar nëpër faza të fyerjeve, sharjeve, poshtërimeve dhe denigrimeve të vazhdueshme. Jemi kërcënuar dhe jemi dëbuar nga takimet e VIA-s, madje edhe në prani të përfaqësuesve të MIE-së. Jemi kërcënuar me jetë, na është ndaluar puna dhe jemi dëbuar nga punishtja”, shkruan Behgjet Pacolli.

READ MORE  “A ke frikë mos të dalin ... apo e ke të v*gël?”/ Tjetër denoncim për kirurgun e arrestuar: I uli të br*ndshmet djalit 15-vjeçar!

Kjo deklaratë është shumë e rëndë dhe për më tepër, sipas pretendimeve të miliarderit shqiptar nga Kosova, kanë ndodhur në sy të institucioneve dhe autoriteteve ligjzbatuese shqiptare, të cilat nuk kanë reaguar.

“Na kanë ndërprerë energjinë elektrike dhe internetin, kanë përvetësuar miliona nga llogaritë e VIA-s, kanë bllokuar rrugën dhe hyrjen në punishte, si dhe kanë bllokuar terminalin, i cili ishte gati për t’u vënë në funksion. Për më tepër, kanë vjedhur dhe shkatërruar inventarin, ndërsa terminali ka mbetur i bllokuar që afër dy muaj.

E gjithe kjo e organizuar nga Valon Ademi që vepron dhe vetëgjykon, urdheron policinë dhe vetë vendos si duhët të ndodh, sikur të ishte mbreti. Ai vet vendos administrato” dhe u dikton si me vepruar. dhe “administratori”i tij nganjëherë Vegim Hoxha e nganjëherë Bujar Ejupi, implementojnë”, akuzon Behgjet Pacolli.

READ MORE  Protestat në Tiranë nuk kanë të ndalur, vjen reagimi i fortë nga kompania që do të investojë në Zvërnec

Binzesmeni ndërtues i Aeroportit të Vlorës thotë se denoncimet e kompanisë Mabco dhe të atij personalisht, kanë mbetur papërgjigje në zyrat e shtetit dhe të gjitha dyert e institucioneve u janë mbyllur, ndaj thotë ai, shpresa e vetme është SPAK.

“Shpresa jonë e fundit mbetet SPAK-u. Presim dhe besojmë se do të zhvillojë një hetim të plotë, të paanshëm dhe të thelluar, sepse kjo nuk është vetëm një pritshmëri e jona, por një detyrim ligjor dhe moral që ky institucion ka ndaj qytetarëve dhe drejtësisë”, vijon reagimi.

Behgjet Pacolli raportohet se ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për të gjitha pretendimet e tij.

Published inNews