Skip to content

“Njihuni me udhëheqësit e ‘Shqipërisë së re’!”, deputeti nxjerr videon dhe ‘surprizon’ me EMRAT

Teksa protesta pritet të zhvillohet sot për ditën e 23-të radhazi, kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla ka reaguar me ironi ndaj pjesëmarrjes së përfaqësuesve të opozitës dhe partive të vogla politike.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ai ka vënë në fokus disa prej figurave që marrin pjesë në protestë, mes tyre Klevis Balliu, Arlind Qori, Agron Shehaj dhe Adriatik Lapaj.

READ MORE  FOTO/ I vendosi th*kën në fyt policit, dhe tentoi t’i marrë edhe a*mën, ky është autori i sulmit tek ‘Kthesa e Kamzës’

Balla i ka cilësuar me nota ironike si “udhëheqësit e Shqipërisë së re”, duke iu referuar një prej sloganeve kryesore që është përdorur gjatë protestave.

Krahas videos, ai ka publikuar edhe një mesazh ku shprehet se këta drejtues “shpallin vendimet, japin konkluzionet dhe marrin like-t”, duke kritikuar mënyrën se si ata paraqiten në publik.

Në të njëjtën kohë, ai ka theksuar se shumica qeverisëse ka si objektiv integrimin e vendit në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, duke e paraqitur këtë si vizionin e saj për të ardhmen e Shqipërisë dhe qytetarëve që punojnë e kontribuojnë në zhvillimin e vendit.

READ MORE  "Pse ke dalë në protestë?" - Ja si përgjigjet "Neomalësorja", pas largimit nga PS shfaqet kundër Ramës

Published inNews