Skip to content

E bujshme/ Del ”rrena” e Arbanës: Dronin Soni Malajt nuk ia ka çuar Flor Mumajesi, ja kush fshihet pas tij

Një nga momentet më të komentuara të këtij sezoni të “Ferma VIP” ishte droni që mbërriti për këngëtaren Soni Malaj, duke nxitur menjëherë aludime të shumta në rrjetet sociale se pas surprizës fshihej kantautori Flor Mumajesi.

Megjithatë, sipas gazetarit Elton Tozaj, e vërteta mund të jetë krejt ndryshe nga ajo që është përfolur deri më tani.

Gjatë një lidhjeje së fundmi, Tozaj deklaroi se droni nuk është dërguar nga Flori Mumajesi, por nga vetë produksioni i spektaklit.

READ MORE  Dalin pamjet që Arbana nuk e lejoi Mozën t’i tregonte në Prime (VIDEO)

“Dronin s’ia ka çuar Flori. Ia ka çuar produksioni. Flori nuk vajti në dasmën e Klajdi Harunit, paska gjetur kohën për t’i bërë dedikime Soni Malajt?”, u shpreh gazetari.

Deklarata e tij ka hapur menjëherë debat në rrjet, pasi për javë të tëra publiku kishte aluduar se surpriza lidhej me Flor Mumajesin, për shkak të raportit të tyre të njohur ndër vite dhe simbolikës që u interpretua nga shumë ndjekës.

READ MORE  Skandali në finale dhe fitorja e Mozës, Arbana Osmani reagon me një mesazh të gjatë
Published inShowbiz