Skip to content

”Kapen duke …”/ Çfarë po ndodh mes Mozës dhe Bujakës jashtë Ferma VIP? (Video)

Vetëm pak ditë para finales së madhe të “Ferma VIP”, miqësia mes Mimoza Ahmetit dhe DJ Bujakës u duk se mori fund pas një debati të fortë që surprizoi jo pak ndjekësit e formatit.

Në atë periudhë, Bujaka e akuzoi publikisht Mozën se kishte shkelur shoqërinë e tyre, ndërsa raporti mes dy prej personazheve më të afërt të fermës dukej i parikuperueshëm. Shumë fansa që kishin mbështetur miqësinë e tyre mbetën të zhgënjyer nga përplasja e fundit mes dyshes.

READ MORE  “Unë vuaj…” – babai i Indrit habit me deklaratën prekëse për të birin (VIDEO)

Por duket se gjithçka i përkiste vetëm tensioneve të lojës.

Vetëm një javë pas përfundimit të spektaklit, Moza dhe Bujaka kanë treguar se kanë lënë pas çdo keqkuptim. Dyshja janë ritakuar jashtë fermës dhe pamjet e publikuara në rrjetet sociale kanë marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve.

Mimoza Ahmeti ishte e pranishme në eventin e parë të organizuar nga DJ Bujaka pas përfundimit të “Ferma VIP”, duke treguar mbështetjen e saj për mikun e saj.

READ MORE  Mënyra si Alketa Vejsiu foli për vajzën e bashkëshortit tërhoqi vëmendjen e të gjithëve

Ka qenë vetë Bujaka ai që ka ndarë momentin në Instagram, duke shkruar me humor: “Kush ka ardh te eventi i Bujakës”, ndërsa në video shfaqet edhe Moza mes të pranishmëve.

Published inShowbiz