Skip to content

Nuk mundi ta përballontë më! Jep dorëheqjen Kryeministri njohur, bën fjalimin e fortë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka njoftuar dorëheqjen e tij si kreu i qeverisë dhe si lider i Partisë Laburiste, në një deklaratë të bërë jashtë rezidencës qeveritare në Downing Street 10.

Starmer u shpreh se ka vendosur të largohet pas një periudhe reflektimi mbi drejtimin e partisë dhe sfidat politike, duke theksuar se ka “dëgjuar mesazhin e partisë” dhe e pranon atë vendim.

Ai deklaroi se procesi i zgjedhjes së liderit të ri do të nisë më 9 korrik dhe pritet të përfundojë para pushimeve verore, në mënyrë që Britania e Madhe të ketë një drejtim të ri politik para rifillimit të punimeve parlamentare në shtator.

READ MORE  “iPhone 11” që fundosi Belinda Ballukun, zbardhen të tjera detaje nga dosja e SPAK, ja si telefoni i sekretares

Deri në zgjedhjen e pasardhësit, Starmer do të vazhdojë të mbajë postin e kryeministrit dhe të sigurojë një tranzicion të rregullt të pushtetit. Ai gjithashtu tha se kishte informuar më herët edhe Mbretin Mbreti Charles III për vendimin e tij.

Në fjalimin e tij, Starmer falënderoi familjen, bashkëpunëtorët dhe stafin qeveritar, duke theksuar rolin e tyre në mbështetjen e tij gjatë kohës në detyrë. Ai shtoi se prioriteti i tij mbetet një kalim i qetë i pushtetit dhe stabiliteti i vendit.

READ MORE  Tr onditet kryeqyteti, të shtëna me a rmë, 3 persona pl agosen
Published inNews